Juventus nuk heq dorë nga anëtari i Atl.Madrid

- Bota Sot

Juventus nuk heq dorë nga anëtari i Atl.Madrid

Juventusi po përgatitet të forcojë repartin e krahëve dhe emri që sërish kthehet në listën e bardhezinjve është Nahuel Molina.

Mbrojtësi i djathtë i Atleticos së Madridit dhe kampion bote me Argjentinën, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, të cilët po kërkojnë një zëvendësues afatgjatë për Danilo.

Sipas mediave italiane, Juventusi është gati të testojë gatishmërinë e Atleticos për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, i cili njihet për shpejtësinë, disiplinën taktike dhe aftësinë për të kontribuar edhe në fazën sulmuese.

Molina ka kontratë afatgjatë me madrilenët, ndaj negociatat pritet të jenë të vështira, por bardhezinjtë shpresojnë të gjejnë një formulë të pranueshme, qoftë përmes huazimit me detyrim blerjeje apo një marrëveshjeje shkëmbimi lojtarësh.

Një transferim i tillë do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e Massimiliano Allegrit, e cila synon të rikthehet fuqishëm në garën për titullin e Serie A dhe të bëjë një paraqitje dinjitoze në Evropë.



Read it all at Bota Sot