Ish futbollisti i mirënjohur në krye të Gjilanit

- Bota Sot

Ish futbollisti i mirënjohur në krye të Gjilanit

Gjilani po kalon në një krizë të rezultateve në tetë javët e para në Kampionatin e Kosovës, ku aktualisht renditen ne fund të tabelës me 7 pikë të mbledhura.

Pas largimit të Ardian Nuhiut, nuk ka vonuar shumë në emërimin e pasardhësit të tij

Debatik Curri, ish futbollist i mirënjohur, është emëruar kryetrajner i ri i Gjilanit.

"Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftoj emërimin e Debatik Currit në postin e shefit të shtabit teknik.

Pas një analize të kujdesshme dhe konsultimesh të brendshme, bordi drejtues i klubit ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit ish-reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili në karrierën e tij si futbollist ka qenë shembull profesionalizmi, disipline dhe përkushtimi, si në arenën vendore ashtu edhe ndërkombëtare. 

Curri si trajner ka drejtuar FC Prishtinën, klub me të cilën ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, ndërkohë që ka shërbyer edhe si pjesë e shtabit teknik në rolin e asistentit të parë te FC Prishtina dhe FC Suhareka.

Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje Debatik Currit dhe shumë suksese në këtë sfidë të re.”, njofton SC Gjilanii.



Read it all at Bota Sot