Selektori i Shqipërisë flet nga Serbia: Nuk më shqetëson mungesa e golit

- Bota Sot

Selektori i Shqipërisë flet nga Serbia: Nuk më shqetëson mungesa e golit

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër (20.45) me Serbinë.

Ndeshja do të luhet për kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa selektori i Shqipërisë po mbanë konferencën e zakonshme për shtyp.

“A mund të quhet kjo ndeshja më e rëndësishme për ju?

Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme.

Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens.

Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja.

Është emblematike dhe e bukur.

Besoj do jetë e bukur.

A keni punuar me sulmin?

Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe.

Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar.

Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë.

Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve”, tha Silvinho.



Read it all at Bota Sot