Një pengesë e papritur ka prekur Interin

- Bota Sot

Një pengesë e papritur ka prekur Interin

Një pengesë e papritur ka prekur Interin: kthimi i Lautaro Martinez nga grumbullimi me Argjentinën do të vonohet me një ditë.

Federata argjentinase njoftoi se miqësorja ndaj Porto Rikos, e parashikuar më 13 tetor, do të luhet një ditë më vonë në stadiumin “Chase” të Majamit, për arsye sigurie dhe organizative.

Ky ndryshim e detyron kapitenin zikaltër të shtyjë udhëtimin drejt Italisë, duke prishur planet e stafit teknik.

Trajneri Kristian Kivu pritet të ketë në dispozicion sulmuesin vetëm në prag të ndeshjes me Romën më 18 tetor, duke e bërë të vështirë përfshirjen e tij që nga minuta e parë.

Interi po monitoron situatën me kujdes, në pritje të rikthimit të liderit të vet në sulm.



Read it all at Bota Sot