Dueli special ndaj Serbisë, ja cili lojtar i Kombëtares përfundon në tribunë

- Bota Sot

Dueli special ndaj Serbisë, ja cili lojtar i Kombëtares përfundon në tribunë

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e “jetës” kundër Serbisë.

Nga kjo sfidë që do të startojë në orën 20:45, do të varet ëndrra që kuqezinjtë kanë për të shkuar në Botërorin 2026. 

Ndërkohë është bërë i ditur numri i lojtarëve që do jetë sot në stol, 22.

Ndërsa një lojtar do ta ndjekë sfidën nga tribuna sipas zgjedhjes së trajnerit Silvinjo.

Bëhet fjalë për fantazistin Nazmi Gripshi i cilia udhëtoi nga Kazakistani ku luan me Astanën, për tju bashkuar Kombëtares.

Trajneri brazilian tregonte në konferencë se e ndiqte Gripshin prej disa muajsh, por tashmë ka vendosur që ende nuk është koha e tij për të luajtur në Kombëtare



Read it all at Bota Sot