Walker: Nuk duhej të largohesha nga City

- Bota Sot

Walker: Nuk duhej të largohesha nga City

Kyle Walker, në një intervistë për “Sky Sports UK”, foli rreth vendimit të tij, largimit nga Manchester City drejt Milanit në janar.

Pas 6 muajsh me pak ngritje e shumë ulje në Milano, klubi vendosi të mos ushtrojë opsionin e blerjes. Walker u kthye në Angli, ku më pas u transferua te Burnley.

Mbrojtësi anglez 35-vjeçar rrëfeu: “A duhej të shkoja në huazim te Milani? E dija që isha kapiten i City dhe duhet të qëndroja pranë shokëve të skuadrës, miqve e familjes sime.

Për herë të parë në karrierë, ndoshta isha egoist dhe mendova për veten, sepse doja të luaja futboll.

Nuk e shoh si një gjë të keqe, por nuk isha i lumtur të qëndroja në stol dhe të luaja një ndeshje këtu e një tjetër atje. Kur të kërkon një klub si Milani, nuk mendon ta refuzosh”.

Walker e përshkroi eksperiencën si një lloj “mea culpa”, por pa u penduar:

“Kur u ktheva verën e kaluar, pata kohë të mendoja. Nuk pendohem, sepse gjithmonë kam dashur të luaja jashtë dhe ta përjetoja atë eksperiencë.

Jam i kënaqur me 6 muajt kuqezi, por ndoshta mund të kisha bërë më mirë”.



Read it all at Bota Sot