Deschamps zbulon shkallën e lëndimit të Mbappes

- Bota Sot

Deschamps zbulon shkallën e lëndimit të Mbappes

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, duket se ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Francës kundër Azerbajxhanit të premten në mbrëmje.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se Mbappe pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Azerbajxhani.

“Është i njëjti kyç që ai lëndoi. Dhimbja zhduket kur ai pushon,” tha fillimisht trajneri i Francës.

“Në një ndeshje, kontakti është i pashmangshëm. Ne do ta vlerësojmë atë. Ai ka shqetësime që nuk janë ideale për të,” përfundoi Dechamps.

Trajneri i Francës është pjesërisht fajtor për lëndimin e Mbappe-s, pasi e mbajti atë në fushë për 85 minuta pavarësisht se e dinte se sulmuesi kishte dhimbje.

Mbappe bëri shenjë të largohej nga fusha përpara se të ulej në tokë dhe të shkonte drejt tunelit, pasi u zëvendësua në minutën e 82-të të ndeshjes nga Florian Thauvin.

Ylli i Real Madridit ka vuajtur nga i njëjti dëmtim në kyçin e këmbës që nga ndeshja e Real Madridit kundër Villarrealit. Real Madridi tani do të presë me padurim testet e lëndimit të Mbappe përpara ndeshjeve të vështira kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasico kundër Barcelonës më vonë këtë tetor..



Read it all at Bota Sot