Thuram, ndeshja e parë si titullar me Francën

- Bota Sot

Thuram, ndeshja e parë si titullar me Francën

Për Francën dhe Khephren Thuram, gjithçka shkoi pa probleme në fitoren 3-0 ndaj Azerbajxhanit.

Mesfushori i Juventusit ishte titullar në formacionin e Deschamps:

“Kjo fitore nuk ishte e lehtë… Ata ishin solidë, me një mbrojtje të ngjeshur.

Duhej t’i bënim të lëviznin, nuk kishte shumë hapësira, por ne ishim më të mirë në pjesën e dytë”.

Thuram nuk mendon ende për Botërorin 2026: “Jam i lumtur që morëm tri pikët. Futbollin e shijoj dhe luaj ndeshje pas ndeshjeje, stërvitje pas stërvitjeje. Ende nuk mendoj për Kupën e Botës”. 

Momenti më emocionues për të ishte debutimi si titullar në Paris, para familjes, veçanërisht vëllait Marcus Thuram:

 “Jam shumë krenar për këtë debutim në Paris, përpara familjes sime. E di që vëllai im është krenar për mua, kjo është më e rëndësishmja”.

Për golat e Mbappé dhe Thauvin shtoi: “Kylian shënoi një gol të shkëlqyer, por goli i Thauvin ishte i bukur gjithashtu. Të dy golat ishin fantastikë. Florian është shembull i punës së madhe çdo ditë dhe nuk më habit që arrin këtë nivel”.



Read it all at Bota Sot