Serbët ‘çmenden’ nga baneri unik në “Fadil Vokrri”

- Bota Sot

Serbët ‘çmenden’ nga baneri unik në “Fadil Vokrri”

Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi me rezultatin 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sytë e të pranishmëve nuk u ndalën vetëm te fusha e blertë.

Një banderolë e vendosur në tribunë u bë simbol i mbrëmjes duke përcjellë një mesazh të fortë historik dhe patriotik.

Në sfondin e flamujve kuqezi dhe atyre të Kosovës, mbishkrimi i saj goditi zemrat e tifozëve shqiptarë “90 minuta futboll?

Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë.

Banderola

Kjo tregon edhe njëherë lidhjen e fortë dhe të pandashme të dy kombeve si Shqipëria dhe Kosova.

Gjithashtu ky mesazh vjen si një paralajmërim ndaj serbëve të cilët ditën e sotme luajnë ndaj kombëtares shqiptare.

Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe ndonëse ndeshja përfundoi pa gola, fituesit e vërtetë ishin vet ata, tifozeria dhe zemrat shqiptare.

Mirëpo, kjo banderolë nuk mbeti pa u përmendur edhe në Serbi.

Portali serb “Telegraf” e cilëson ‘skandaloze’ vendosjen e një baneri të tillë. Madje ky portal ia kushtoi një artikull të veçantë këtij baneri me titullin “Një baner i ri skandaloz në ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë: I mbijetuam luftës”.



Read it all at Bota Sot