Shkëndija e Haraçinës nuk ka të ndalur, fiton edhe ndaj Teteksit në Tetovës

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës nuk ka të ndalur, fiton edhe ndaj Teteksit në Tetovës

Shkëndija e Haraçinës ka marrë tre pikë në Tetovë ndaj Teteksit, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Haraçinasit po dëshmojnë se janë kandidat përnjëmend për kreun e tabelës dhe për të hyrë në elitën e futbollit në Maqedoni. 

Futbollisti Fikret Livareka është trim i ndeshjes.

Ky futbollist ka shënuar dy gola për triumfin e madh.

Shkëndija kryeson me 20 pikë por ka një ndeshje më shumë se Bregallnica, pasojnë Bellasica me 16, Ohri 15 pikë etj. 

Rezultatet 

Sasa – Prespa 3:0
Kozuf – Detonit 0:0
Novaci – Ohri 0:1
Osogova – Bellasica 3:1
Pobeda – Sloga 3:0
Teteksi – Shkëndija 1:2
Vardari (N) – G.Konjari 4:0
Bregallnica – Skopje (18:00)



Read it all at Bota Sot