Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë

- Bota Sot

Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë

Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë.

Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.

Në rast fitoreje sot, kjo ëndërr është një hap më afër realitetit, por në rast të një rezultatit tjetër, merr fund njëherë e mirë ëndrra e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror.

Sylvinho nuk ka lënë shumë vend për surpriza, duke rreshtuar nga minuta e parë këtë formacion titullar: Strakosha, Gjimshiti-Ajeti në qendër të mbrojtjes, Mitaj dhe Hysaj në krahë, në mesfushë Shehu-Laçi dhe Asllani.

Në sulm, në të majtë Uzuni, që mund të quhet edhe disi surprizë, në qendër Manaj dhe në të djathtë Broja.



Read it all at Bota Sot