Trajneri i Belgjikës: Ne luajtëm mirë, na mungoi vetëm goli

- Bota Sot

Trajneri i Belgjikës: Ne luajtëm mirë, na mungoi vetëm goli

Për herë të dytë, Belgjika e Rudi Garcias nuk gjeti mënyrë për t’i mposhtur djemtë e Blagoja Milevskit. 

Pas barazimit atraktiv në Shkup me nga një gol të shënuar, Maqedonia u mbështet në mbrojtje dhe në portierin e disponuar Dimitrievski, për të mbetur e pamposhtur (0:0) në Gent.

Rudi Garcia, pas ndeshjes, shprehu zhgënjimin dhe frustrimin e përfaqësueses belge:

“Nuk ishte një ndeshje e keqe nga ana jonë.

Luajtëm shumë mirë, na mungoi vetëm goli.

Pas pjesës së parë, ku nuk ishim bindës, në pjesën e dytë u përgjigjëm shumë mirë ndaj ndryshimit të sistemit të përfaqësueses së Maqedonisë.

Ata luajtën me katër në mbrojtje, ndërsa ne depërtonim më lehtë dhe kishim shumë raste. Portieri i tyre ishte i shkëlqyer dhe ai ua solli atyre një pikë.

Megjithatë, gjithçka varet nga ne, jemi pas Maqedonisë, por kemi një ndeshje më pak. Nëse i fitojmë tre ndeshjet e mbetura, do të luajmë në Kampionatin Botëror”, deklaroi Rudi Garcia.

Të hënën, kur Maqedonia pret përfaqësuesen e Kazakistanit, Belgjika do të jetë mysafire në Cardiff ndaj Uellsit.



Read it all at Bota Sot