Mediumet serbe hidhen kundër Dragan Stojkoviqit - PIksit, selektorit të Serbisë.
Nuk e përtypin dot humbjen në Leskovc me rezultat 1:0 nga Shqipëria, në ndeshjen e vlefshme të Grupit K të kualifikuesve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Serbia pësoi një nga disfatat më të rënda në histori: Piksi, është koha! Shqipëria fitoi në Leskovc dhe i eliminoi “Shqiponjat’ nga Kupa e Botës”, shkruan media serbe “Kurir”.
“"Shqiponjat" mposhten në Leskovc, tifozët drejtojnë gishtin nga Piksi”.
Futbollistët serbë u mposhtën nga Shqipëria me rezultat 1:0, dhe tifozët pa mëdyshje e drejtuan fajtorin kryesor te trajneri”, shkruan media serbe “Sportinjo”.
“Shok, Shqipëria fiton ndaj Serbisë" - shkruan “Veçernj Novosti”.