Asllani: Më mirë që e gjuajti Manaj

- Bota Sot

Asllani: Më mirë që e gjuajti Manaj

Kristjan Asllani ka shprehur kënaqësinë e tij për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë teksa ka theksuar se kjo ishte një fitore me zemër si asnjëherë më parë për këtë grup.

“Ishim të karikuar se e dinim që na duhej vetëm fitorja, të vinim e luanim për tre pikë. E bëmë, ishim të lumtur për ne, gjithë shqiptarët, ekipin tonë.

Besoj se për ne është dita më e bukur në kombëtare se nuk kemi qenë me Serbinë për 2016 dhe ka qenë një ndeshje e fituar me zemër kështu.

Ne kur kemi goditjet nga larg, gjithmonë e hedhim topin te shtylla e dytë për Gjimshitin, ishin Ajeti e Manaj. Më mirë që e gjuajti Manaj në fund se ka më cilësi, jemi të lumtur se bëri gol Rei se atje humbi penallti.

Për mua ishte një ndeshje shumë e vështirë, pak e vështirë me top se na mbanin një kundër një, sidomos në pjesën e parë se të dytën ishim më të lirë. Jam i lumtur, sot nuk shoh Asllanin apo dikë tjetër, sot janë tre pikë dhe të gjithë shqiptarët janë të lumtur me këtë gjë.

Për mua është edhe ana e mentalitetit se e dinim që na duheshin tre pikë. Barazimi ishte shumë pak, erdhëm për të fituar ndeshjen, folëm këta ditë që ishim duke u stërvitur. Jam i lumtur për të gjithë shqiptarët”, theksoi për “SuperSport” Asllani pas sfidës.



Read it all at Bota Sot