Bashkëshortja serbe e uroi yllin shqiptar për fitoren në Serbi!

- Bota Sot

Bashkëshortja serbe e uroi yllin shqiptar për fitoren në Serbi!

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas suksesit madhështor që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Serbisë.

Gjimshitit, zbuloi se bashkëshortja serbe e uroi menjëherë pas ndeshjes:

“Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta.

Kam bërë eksperiencë në jetën e futbollit, di si të përballoj presionin. Unë e kam shumë afër nga shtëpia e gjyshërve.

Akoma nuk e kemi realizuar ëndrrën siç duhet, emocionet janë të mëdha. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur sot, i kemi bërë të lumtur.

Duhet të kesh kualitet për të luajtur në këto nivele. Unë e njoh Ajetin që 15-vjeç, kemi luajtur edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të luanim për Shqipërinë, më shumë se 10 vite që po luajmë bashkë këtu. Gjithë ekipi ka meritë, të gjithë luftuam, dhamë gjithçka në fushë. Ishte arritje e madhe.

Urimi i parë ishte i bashkëshortes dhe familjes. Kishte shumë mesazhe, nuk i kam hapur të gjitha, më të rëndësishmit janë familja, prindërit, gruaja. Ka shumë mesazhe.

Kam luajtur shumë shpesh kundër Vlahoviç, më shumë se 10 herë. Ka përjetuar fazë të vështirë, por cilësitë mbeten. Kishte rast të madh në pjesën e parë. I mbajtëm mirë”, u shpreh kapiteni Gjimshiti.



Read it all at Bota Sot