Vuçeviq u bën thirrje serbëve në Kosovë të dalin në zgjedhje

- Bota Sot

Vuçeviq u bën thirrje serbëve në Kosovë të dalin në zgjedhje

Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, deklaroi se pret pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke vlerësuar se ky veprim “nuk është thjesht votim për ndonjë opsion politik, por çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.

Duke folur për televizionin serb Prva, Vuçeviq tha se, për shkak të rrethanave specifike, disa parti politike janë bashkuar nën Listën Serbe.

Ku, për këtë arsye Partia Përparimtare Serbe dhe të tjerat nuk veprojnë ndaras në Kosovë.

Ai shtoi se periudha gjatë së cilës serbët qëndruan jashtë institucioneve në Kosovë, ka qenë e vështirë dhe se populli nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga bashkësia ndërkombëtare.



Read it all at Bota Sot