Partizani e konsideroi si alternativë në verë

- Bota Sot

Partizani e konsideroi si alternativë në verë

Sfida mes Flamurtarit dhe Partizani nuk është thjesht një e radhës.

Sipas renditjes përballen dy skuadrat që qëndrojnë në fundin e tabelës. Partizani ka vetëm 2 pikë më tepër se Flamurtari i vendit të fundit, që akoma nuk ka provuar shijen e fitores.

Interesant është fakti se të dyja klubet sapo kanë mbyllur bashkëpunimet me trajnerët rrespektivë. Partizani largoi Mladen Milinkoviç, ndërsa Flamurtari e mbylli me Karlos Garsian.

Sinjale që klubet nuk ishin aspak të kënaqura gjatë kësaj periudhe. Pozicioni në renditje flet shumë. Dy trajnerë të rinj pritet të debutojnë në javën e shtatë.

Oltijon Kërnajës iu besua drejtimi i ekipit A, edhe pse nuk dihet se për sa kohë do të zgjasë ky vendim. Në anën tjetër ndodhet Françesko Moriero, që solli entuziazëm me prezantimin te Flamurtari.

Interesant është fakti se në edicionin e kaluar punonin bashkë te Laçi. Moriero si trajner dhe Kërnaja si ndihmës e nisnin mbarë aventurën e tyre te Laçi. Ishte pikërisht 19 tetor i vitit të kaluar ku bardhezinjtë mposhtnin Vllazninë me rezultatin 3-1.

Rastësia është e madhe, pasi Flamurtari-Partizani do të zhvillohet më 19 tetor. Bashkëpunimi mes dy trajnerëve vazhdoi për 13 javë të Superiores.



Read it all at Bota Sot