Për Mirlind Dakun, me rëndësi është që kuqezinjtë dalin me kokën lart nga stadiumi i Leskovacit. Pas ndeshjes ai u shpreh për mediat se vlerëson ndeshjen në fushë, ndërsa ndihet i lumtur për golin e Manajt
“Kemi qenë shumë të relaksuar para ndeshjes. E kam thënë edhe më parë, jam ndjerë shumë i qetë para ndeshjes.
Po më bëhet shumë qejfi, u gezova shumë edhe për Rein që pas penalltisë,
Zoti e shpërbleu me gol. Mu bë qejfi sikur ta kisha bërë vetë. Me rëndësi është që dolëm triumfues dolëm me kokën lart këtu” tha ai.