Njëri prej protagonistëve të Shqipërisë në dekadën e fundit siç është Berat Gjimshiti e konsideroi triumfin në Leskovac si një arritje të madhe.
“Ëndrra e Botërorit vazhdon, për ne kjo ka shumë rëndësi pasi ka ardhur si pasojë e një paraqitjeje fantastike”, tha Gjimshiti.
“Kemi bërë maksimumin duke limituar një ekip si Serbia që të krijonte shumë pak raste.
Të gjithë e dinë se sa lojtarë cilësorë luajnë për ekipin rival”, komentoi më tej mbrojtësi i Atalanta-s.
Sa i përket objektivit final, Gjimshiti u tregua realist duke thënë se vendi i parë ishte shumë i vështirë për tu arritur për kuqezinjtë, por theksoi se skuadra ka nisur që të mendojë për fazën e “play-off”.