Italia fitoi mbrëmë 1-3 në transfertë ndaj Estonisë, por është ende larg biletës për në Botëror, pasi axurrët renditen të dytët në grupin e tyre, pas Norvegjisë. Ish-trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa të larta për kombëtaren axurre dhe e thotë me bindje se kanë të paktën 5 lojtarë të klasit të lartë.
“Sipas mendimit tim, Italia ka gjithçka.
Edhe nëse mund të zgjedhim nga një numër i kufizuar lojtarësh, kemi 25 me të cilët mund të ndërtojmë një ekip konkurrues.
Donnarumma është i klasit të lartë, si Di Lorenzo, Bastoni, Tonali dhe Barella”, u shpreh Spalletti, në një intervistë të fundit për “Sky Sport”.
Ish-trajneri vlerësoi shumë dhe Pio Esposito-n, i cili shënoi golin e parë mbrëmë me fanellën e Italisë.
“Mbrëmë, ai shënoi një gol të pabesueshëm, si për koordinimin ashtu edhe për mënyrën se si e goditi topin. Ndoshta Bobo Vieri ishte diçka e tillë dhe ngjason shumë me të”, tha Spalletti.
“Italia do të shkojë në Kupën e Botës, me siguri, do të shkojë. Sepse lojtarët janë të fortë dhe sepse Gattuso gjeti menjëherë ekuilibrin e duhur në ekip. Kjo kombëtare ka potencial të madh”, shtoi ish-trajneri, Luciano Spalletti.