Shqipëria ka bërë mrekulli mbrëmë në Leskovc, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Serbisë dhe në anën tjetër e detyroi të jap dorëheqje selektorin serb Dragan Stojkoviq.
Është interesant emri i Goran Gjoroviqit që u përmend nga Dragan Stojkoviqi.
Goran Gjoroviqi doli nga klubi i futbollit Prishtina në fund të viteve të 80-ta, pra nga shkolla e shqiptarëve.
Në formacionin e Prishtinës të edicionit 1989-1990, ishin si Bozhidar Vuksanoviq, Goran Gjoroviq, Avni Stublla, Sunaj Keçi, Gani Llapashtica, Muhamed Kolenoviq, Arbër Hasanxhekaj, Besnik Kollari, Shefqet Lajçi, Mensur Nexhipi e Ardian Kozniku.
Pa harruar se në përbërjen e parë shpesh ishin edhe Fehmi Hyseni, Arbnor Morina, Nazmi Rama, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Abdyl Bellopoja etj.
“Nuk do të udhëtoj për në Andorra! Ndeshja ka shumë të mundësi të udhëheq Goran Gjoroviq.
Përgjegjësia është e imja, nuk ka rëndësi se ku është luajtur kjo ndeshje me Shqipërinë. Jam këtu për të mbajtur pasojat, pa problem.
Nuk është tragjedi kur trajneri largohet, dikush tjetër do të vijë. Unë gjithmonë do të jem tifoz i Serbisë”, ka thënë Stojkoviq.
Gjoroviq nuk do ta udhëheq Serbinë por janë përcaktuar trajnerë tjerë.