Pas shkarkimit nga Juventus, Thiago Motta ka refuzuar disa oferta nga klube brenda Italisë dhe jashtë saj.
Së fundmi, trajneri italian i ka thënë “jo” ofertës së Real Sociedad. Gjatë verës, Motta refuzoi dy ekipe të tjera të njohura: Monaco dhe Bayer Leverkusen.
Pavarësisht se është i papunë, Thiago Motta vazhdon të paguhet nga Juventus 3.5 milionë euro në sezon dhe kjo gjë do vazhdojë deri në vitin 2027. Dëshira e madhe e Motta-s është të drejtojë një ekip të madh në Itali, por për këtë duhet të presë ende…
Thiago Motta u shkarkua nga Juventus gjatë sezonit të kaluar për rezultate të dobta.
Në vend të tij u emërua përkohësisht Igor Tudor, por kroati fitoi besimin e drejtuesve dhe iu besua në mënyrë përfundimtare drejtimi i ekipit.