Vuçiq gjen fajtorin e humbjes nga shqiptarët, ja ku e drejton gishtin

- Bota Sot

Vuçiq gjen fajtorin e humbjes nga shqiptarët, ja ku e drejton gishtin

Aleksandar Vuçiq në një monolog të gjatë ka akuzuar sot protestuesit që kanë dalë në sheshe kundër tij, se ishin edhe ata fajtorë për humbjen (0:1) e Serbisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Presidenti i Serbisë, nuk ngurroi të akuzonte protestues të cilët kishin dalë në shesh në Nish, se kishin shqetësuar ekipin pak orë para ndeshjes.

“Në Nish, në orën 6-7, kur djemtë po çlodheshin për ndeshjen, rreth 200-300 njerëz u mblodhën para hotelit të ekipit tonë kombëtar.

Ata menduan se ishin shqiptarët që kishin shkuar t’i kontestonin.

Nuk ishin shqiptarët, por bllokuesit, pasi ata nuk pëlqenin faktin që 5-6 mijë njerëz ishin mbledhur në një kënd tjetër të qytetit e nuk po shqetësonin futbollistët tanë”, ishin fjalët e Vuçiq i cili fajësoi kështu studentët që kishin dalë në protestë kundër tij.

Dhe këta të fundit nuk kanë vonuar t’i përgjigjen publikisht.

“Po, jemi ne fajtorët që ti, për shkak të egos tënde, lëvize ndeshjen në këtë stadium në Leskovc dhe se që nga starti i kualifikuesve ne kemi shënuar gola vetëm kundër Andorrës dhe Letonisë”, ishte përgjigja nga studentët e Universitetit të Drejtësisë në Nish që kishin organizuar një protestë kundër Vuçiq e jo kundër përfaqësueses serbe.



Read it all at Bota Sot