Shqipëria nis përgatitjet për sfidën e radhës

- Bota Sot

Shqipëria nis përgatitjet për sfidën e radhës

Pas fitores së jashtëzakonshme mbrëmë në Leskovc 0-1 ndaj Serbisë, kombëtarja shqiptare ka nisur sot pasdite përgatitjet për sfidën miqësore ndaj Jordanisë, e cila do të luhet në “Air Albania”, ditën e martë, ora 19:00.

Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë dalë në stërvitje, ku shihet qartë entuziasmi dhe gëzimi në sytë e tyre, pas asaj fitoreje të mrekullueshme ndaj serbëve.

Në miqësoren ndaj Jordanisë, Sylvinho pritet të lërë pushim titullarët dhe t’u japë hapësirë emrave të rinj si Cake, Gripshi, Berisha etj.

Në muajin nëntor, konkretisht më 13 nëntor, Shqipëria do të luajë ndeshjen vendimtare në transfertë ndaj Andorrës, ku bën punë vetëm fitorja dhe tre ditë më pas do të presë në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese Anglinë në “Air Albania”.



Read it all at Bota Sot