Kombëtarja e Holandës me lehtësi ka arkëtuar tre pikë të mëdha në duel me Finlandën, duke e mposhtur me rezultat 4:0.
Në 45 minutat e parë Holanda i shpartalloi finlandezët.
Golat i realizuan futbollistët Malen (8), van Dijk (17), Depay (38) e Gakpo (84).
Në Grupin G Holanda kryeson me 16 pikë e Finlanda renditet në vend të tretë me 10 pikë në Grupin D të kualifikueseve në Kampionatin Botëror.