Ishujt Faroe befasojnë Çekinë

- Bota Sot

Ishujt Faroe befasojnë Çekinë

Në “Torshavn”, pas Malit të Zi, Ishujt Faroe kanë mundur 2:1 edhe Çekinë, në kuadër të kualifikueseve në Kampionatin Botëror në futboll.  

Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. 

Në grupin L, kryeson Kroacia me 13 pikë, e dyta Rep. Çeke me 13 pikë dhe Ishujt Faroe të tretët me 11 pikë. Kroatët kanë dy ndeshje më pak.

Në grupin C, Skocia ka bërë detyrën në Glasgow duke mundur 2:0 Biellorusinë.

Golat për vendasit u shënuan nga Che Adams dhe Scot McTominay. Skocia mban momentalisht vendin e parë në grupin C me 10 pikë, Danimarka e dyta me 7 pikë, e cila përballet në mbrëmje me Greqinë.



Read it all at Bota Sot