Kroacia, Danimarka dhe Polonia bëjnë detyrën, Rumania shtang Austrinë

- Bota Sot

Kroacia, Danimarka dhe Polonia bëjnë detyrën, Rumania shtang Austrinë

Danimarka dhe Skocia po luftojnë fort me njëra tjetrën përe vendin e parë në Grupin C kualifikues, ku bëjnë pjesë gjithashtu Greqia dhe Bjellorusia.

Pas fitores së Skocisë ndaj Bjellorusisë (2-1), të njëjtën gjë ba bërë edhe Danimarka me Greqinë (3-1). Të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë, por nardikët kryesojnë falë golaverazhit mëtë mirë.

Në ‘Parken Stadium’ të Kopenhagenit, Danimarka u mbylli që në pjesën e parë llogarotë me helenët falë golave të Hojlund, Andersen dhe Damsgaard, ndërsa rrjeta e Tzolis i vlejti vetëm për statistikë ekipit grek.

Kroacia fitoi 3-0 me Gjibraltarin, që deri në mintën e 78-të kishte pësuar vetëm një gol (Fruk 30’), ndërsa Mayer (58’) kishte humbur një 11-metësh. Goli i Sucic dhe më pas rrjeta e Erlic në shtesë i dhanë siguri ekipit kroat, që kryeson Grupin L me 16 pikë, tri më shumë se Çekia, që në fakt ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Me rezultatin 2-0 triumfoi Polonia në fushën e Lituanisë, ndërsa Rumania ia doli vetëm në minutën e pestë shtesë të mposhtte Austrinë falë golit të Ghita-s.

Me këtë sukses, përfaqësuesja rumune kthehet në garë për vendin e dytë. Ndeshja e radhës është pikërisht ndaj Bosnjë Hercegovinës, që ka grumbulluar tri pikë më shumë. 



Read it all at Bota Sot