Portieri i Turqisë largohet nga grumbullimi, akuza Montella-s

- Bota Sot

Portieri i Turqisë largohet nga grumbullimi, akuza Montella-s

Portieri Berke Ozer është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Turqisë pa leje, pasi nuk u përfshi në listë nga përzgjedhësi Vincenzo Montella për ndeshjen ndaj Bullgarisë, që u fitua nga turqit me rezultatin 6-1 në Sofje.

Futbollisti i Lille, i njohur për pritjet e tij vendimtare ndaj Romës në Ligën e Evropës (ku ndali tri penallti: dy ndaj Dovbyk dhe një ndaj Soulé), është kthyer në klubin e tij menjëherë pas mospërfshirjes.

Federata Turke publikoi një komunikatë zyrtare, duke dënuar veprimin e tij:

“Berke Ozer ka lënë qendrën tonë stërvitore pasi është kthyer në Stamboll, duke iu referuar mospërfshirjes së tij në ndeshjen Bullgari–Turqi, pa lejen e stafit.

Ndërsa po luftojmë për kualifikim në Kupën e Botës, një sjellje e tillë është e papranueshme.”

Menjëherë pas këtij qëndrimi, portieri reagoi në Instagram, duke e sulmuar Montella-n:

“Kur pashë listën e të ftuarve, kuptova se ata që marrin vendime në ekipin e vendit tim nuk udhëhiqen as nga dëshira për performancë, as nga vullneti për të fituar.”



Read it all at Bota Sot