Paris: Kryeministri Lecornu prezanton kabinetin e ri

- Bota Sot

Paris: Kryeministri Lecornu prezanton kabinetin e ri

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa personalitete pak të njohura për publikun, sikurse mësohet nga lista që publikoi pallati Elysée.

Në post vazhdojnë të mbeten ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, ministri i Ekonomisë dhe Financave Roland Lescure, ministrja e Kulturës Rachida Dati dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin. Lescure konsiderohet si aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron. Ministrja e deritanishme e Punës dhe Shëndetësisë Catherine Vautrin do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes. Ministër i ri i Brendshëm do të jetë prefekti i policisë së Parisit Laurent Nuñez. Ai do të zëvendësojë ministrin e mëparshëm të Brendshëm konservatorin Bruno Retailleau. Ministër i ri i Punës është emëruar shefi i hekurudhës shtetërore SNCF, Jean-Pierre Farandou. Ish-drejtuesja e Organizatës së Mjedisit WWF në Francë, Monique Barbut, do të jetë ministre e Mjedisit.

Afati kushtetues për buxhetin 2026

Përpara se të prezantonte kabinetin e ri qeveritar, Lecornu u takua për konsultime me presidentin Emmanuel Macron në pallatin Élysée. Sipas një zëdhënësi të presidentit buxheti për vitin 2026 duhet të paraqitet deri të mërkurën (15.10.2025), në mënyrë që të respektohet afati kushtetues. Lecornu ndodhet para detyrës për të ulur deficitin e lartë buxhtor të Francës. Konservatorët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa liberalët e majtë taksën për miliarderët dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve që ndërmori Macron.Kryeministri nuk e ka përjashtuar një dorëheqje tjetër, në rast se dështon miratimi i buxhetit. Kabineti i mëparshëm i tij përpara një jave nuk mbijetoi as 14 orë, kur ai u detyrua të kërkojë dorëheqjen. Të premten (10.10.2025) Lecornu u emërua sërish nga Macron në detyrën e kryeministrit. / DW



Read it all at Bota Sot