Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Suedia, kërkohet një tjetër rezultat pozitiv

- Bota Sot

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Suedia, kërkohet një tjetër rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku do të përballet me Suedinë në udhëtim.

Pas barazimit me Slloveninë, Dardanët në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët me fillim nga ora 20:45.

Suedia e ka nisur shumë keq kampanjën kualifikuese, pasi në tre ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë.

Nga ana tjetër Kosova pas humbjes në ndeshjen e parë ka një fitore e një barazim.

Vendasit kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren e parë, derisa Kosova ka udhëtuar drejt vendit skandinav për mos tu mposhtur.

Pritet një atmosferë shumë e mirë në Goteborg ku pritet të kenë një numër të madh të tifozëve shqiptarë në përkrahje të Kosovës.



Read it all at Bota Sot