Gazeta turke jep lajmin e madh: Salah në janar transferohet te Galatasaray

- Bota Sot

Gazeta turke jep lajmin e madh: Salah në janar transferohet te Galatasaray

Gjigantët turq Galatasaray po përgatisin një lëvizje të bujshme për të transferuar anësorin e Liverpoolit, Mohamed Salah, me një marrëveshje të mundshme që mund të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetës turke Nefes, sulmuesi egjiptian është i hapur ndaj një kalimi në Superligën turke, pasi është impresionuar nga atmosfera elektrizuese e tifozëve të Galatasaray gjatë ndeshjes së fundit që Liverpool zhvilloi në “RAMS Park”.

Gjithnjë sipas Nefes që ka raportuar me burime pranë klubit turk bëjnë të ditur se një marrëveshje mund të finalizohet gjatë dritares së dimrit, megjithatë, nëse negociatat nuk përmbyllen në kohë, transferimi mund të shtyhet për më vonë.

Salah, 33 vjeç, është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e Liverpoolit, me mbi 180 gola në Ligën Premier dhe një sërë trofesh të fituar, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin anglez.

Kontrata e tij me “The Reds” është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa vlera e tij aktuale në treg sipas Transfermarkt vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Një kalim i mundshëm në Turqi do të përbënte një nga transferimet më të mëdha në historinë e Superligës dhe do të sillte një ndikim të jashtëzakonshëm mediatik dhe sportiv për Galatasaray.

Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur iu bashkua nga Roma për 42 milionë euro.

33-vjeçari këtë edicion në 10 ndeshje ka shënuar vetëm tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, derisa forma e tij në Ligën Premier është shumë e luhatshme. 



Read it all at Bota Sot