Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Suedinë

- Bota Sot

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka zhvilluar një stërvitje të lehtë në orët e paradites në Göteborg, në prag të përballjes së  kundër Suedisë.

Suedia dhe Kosova do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Sipas FFK-së, atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë në prag të duelit me suedezët.

Dardanët kanë zhvilluar sot një stërvitje të lehtë në orët e paradites në Göteborg, në prag të përballjes së  kundër Suedisë. Atmosfera brenda ekipit është pozitive, me përqendrim maksimal dhe motivim të lartë për të dhënë më të mirën në fushë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo sfidë është një ‘finale’ për kombëtaren tonë në garën për vendin e dytë në Grupin B, pozitë që dërgon në ‘Play-Off’.

Kujtojmë se Kosova një muaj më parë e kishte mundur Suedinë në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencën e fundit para duelit me suedezët, tha se Suedia është një skuadër e fortë dhe me shumë cilësi individuale, por sipas strategut gjerman, Kosova është gati për duelin me suedezët.



Read it all at Bota Sot