Sacchi pëlqen Zidane-n për trajner të Juvës

- Bota Sot

Sacchi pëlqen Zidane-n për trajner të Juvës

Ish-trajneri legjendar i AC Milan, Arrigo Sacchi, dëshiron që një ditë Zinedine Zidane të merr drejtimin e Juventusit.

Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, Sacchi foli për mundësinë e rikthimit të francezit në Serinë A si trajner.

“E pyes veten, pse një trajner që krijoi një makineri kaq të bukur nuk është aktiv? E di që ai dëshiron të drejtojë Francën, dhe kjo është e kuptueshme. Si futbollist, ai ishte hero i vendit të tij, duke e udhëhequr së pari për të fituar botën dhe më pas Europën”, tha Sacchi.

“Zidane ishte një lojtar i madh i Juventusit, u bë kampion me fanellën bardhezi, pati një mentor si Marcello Lippi që e udhëhoqi në karrierën e tij si trajner, ndoqi këshillat e tij, pse të mos imagjinojmë që një ditë të jetë në stol te Juventusi? Natyrisht, jo menjëherë, jo tani, për të mos qenë i papërshtatshëm ndaj punës së Igor Tudor”, ka theksuar ai.

Sacchi pëlqen stilin e Zidane si trajner dhe ndikimin që mund të kishte në Serinë A.

“Do të doja që dikush si Zidane, që gjithmonë ka prioritetizuar futbollin sulmues, që beson te loja e ekipit dhe talenti që shërben për ekipin, të hynte në Serinë A. Liga jonë do të përfitonte shumë nga prania e tij. Dhe pastaj, Zidane në stol te Juventusi do t’i sillte një prekje romancë, që në futbollin bashkëkohor ndonjëherë mungon. Mendoni për Zizou-n”, ka përfunduar Sacchi.

Sacchi sugjeron se rikthimi i Zidane në Itali si trajner mund të sjellë jo vetëm sukses sportiv, por edhe një stil futbolli më të bukur dhe më tërheqës për tifozët italianë.



Read it all at Bota Sot