Carlo Ancelotti dëshiron të lërë gjurmë edhe në bankinën e Brazilit.
Pasi e siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian dëshiron ta shkruajë një faqe historike, nga momenti që asnjë Kombëtare nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës me një trajner të huaj.
“Ekziston gjithmonë hera e parë”, deklaroi selektori i Brazilit para miqësores që do ta zhvillojë “Seleçao” në Seul kundër Koresë së Jugut.
“Objektiv imi është që ta jap maksimumin për Kombëtaren braziliane, duke u munduar që ta bëj ekipin që të luajë sa më mirë që është e mundur dhe ta fitojë Botërorin”, vazhdoi “Don Carlo”, i cili nëse triumfon në Botërorin 2026 do të bëhej trajneri i parë që është lindur në një shtet tjetër, por që e fiton me një shtet tjerët trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.
Edhe pse e siguroi kualifikimin, Brazili hasi në vështirësi gjatë fazës eliminatore duke përfunduar në vendin e pestë në renditjen jug-amerikane.
Për këtë, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Evertonit, Bayern Munichut dhe Napolit nuk është gjithaq i kënaqur dhe beson se skuadra e tij mund të bëjë shumë më shumë.
“Ekipi i ka kualitetet për ta luajtur një futboll të bukur, por duhet ta mendojmë dhe kuptojmë se çka do të thotë futboll i bukur”, përfundoi Ancelotti.
Brazili e ka fituar Kupën e Botës për herë të fundit në vitin 2022, ndërsa tash synon ta rikthejë lavdinë në Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.