Rekordi i Kosovës ndaj Suedisë

- Bota Sot

Rekordi i Kosovës ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e saj të katërt në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Dardanët” kanë udhëtuar drejt Goteborgut, ku do të kenë punë me kombëtaren e Suedisë.

Djemtë dardanë do të paraqiten sonte ndaj Suedisë, me qëllim trepikëshin, i cili do t’i afronte më shumë play-offit për Kupën e Botës, që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë.

Deri më tash, Kosova e Suedia janë përballur katër herë, me Kosovën që ka dalur një herë fitimtare, teksa ka pësuar humbje në tri takimet tjera.

Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur muajin e kaluar në “Fadil Vokrri”, fituese doli Kosova me rezultat prej 2-0.

Dy golat shënoheshin në pjesën e parë – një nga Elvis Rexhbeçaj e tjetri ndaj Vedat Muriqi.

Për herë të parë, këto dy kombëtare e sfiduan njëra-tjetrën në një ndeshje miqësore në janar të vitit 2020. Suedia fitonte 1-0.

Herën tjetër kur Kosova e Suedia e gjeten vetën përballë njëra-tjetrës ishin kualifikimet e Botërorit të vitit 2022.

Më 28 mars 2021, Kosova pësonte humbje të thellë në “Fadil Vokrri” nga suedezët me shifrat prej 3-0.

Në ndeshjen e kthimit të atyre kualifikimeve, Kosova pësonte sërish njëjtë.

Ndeshja e radhës luhet sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Nya Ullevi”.

Momentalisht, Kosova është e dyta në Grupin B të kualifikimeve për Botëror, me katër pikë të tubuara pas tri ndeshjeve. E para është Zvicra, e cila ka nëntë pikë. Ndërkohë, Suedia është e fundit me një pikë, teksa Sllovenia e treta me dy pikë.



Read it all at Bota Sot