Shqipëria mori një fitore historike në Leskovac ndaj Serbisë, një sukses 0-1, i cili e afron me fazën Play Off të Botërorit.
Gazetari i njohur, Lirim Zalla, i ftuar në emisionin “Log.”, në News 24, foli pikërisht për këtë takim.
“Ky është goli i zemrës. Hera e parë që fitojmë ndaj tyre.
Ne ishim mirë. Kam shkuar në vende të shenjta dhe jam lutur që të tregohemi të guximshëm. Jam dakord që kjo është kombëtarja më e mirë që kemi patur ndonjëherë. Hera e parë që guxuam dhe luajtëm me tre 9-sha.