“Pronarin e hotelit e telefonoi Vuçiqi...”- Arben Dervishaj rrëfen masat ekstreme të sigurisë në Nish për ndeshjen historike

- Bota Sot

“Pronarin e hotelit e telefonoi Vuçiqi...”- Arben Dervishaj rrëfen masat ekstreme të sigurisë në Nish për ndeshjen historike

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj, ka treguar në Log. News24, detaje nga udhëtimi i Kombëtares në Leskovc për ndeshjen me Serbinë.

Ai u shpreh se masat e sigurisë ishin ekstreme dhe çdo lëvizje e tyre shoqërohej nga policia.

“Pronarin e hotelit e mori vetë presidenti i Serbisë për ta pyetur për kushtet,” tha Dervishaj, duke theksuar seriozitetin dhe përkushtimin e autoriteteve serbe për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Arben DervishajIsha pjesë e delegacionit. Ishte një marrëveshje me federatat që nuk do kishim tifozë respektivë. Ishte një ndeshje më përgjegjësi të madhe. Ndahej nëse do ishim kandidatë për play-off. Ne ishim të njëjtë persona gati që kishim përjetuar vitin 2014. Ajo që përjetuam, organizimin i federatës dhe qeverisë ishte për t’u lavdëruar. Që kur mbërritëm, kërkonin siguri maksimale, në aeroport ishte rast i rrallë që autobusi erdhi direkt, i mor pasaportat një person vuri vulën, u futëm në autobusë dhe në hotel duke qenë nga vëmendja UEFA kishte dërguar dy inspektorë.

Me të vërtetë në hotel nuk largohesh pa lajmëruar policinë për arsye sigurie. Një pjesë e personave delegacion dolën në qytetin e Nishin me policinë. Masat ishin ekstreme. Ishte një stadium i vogël, atmosferë normale. Meritë, do dua t’i falenderoj. Organizimi i Europianit ishte se nuk kemi 8 stadiume, për këtë aspekt na kthyen të njëjtën gjë që i bëmë këtu.

Pronarin e hotelit e mori vetë presidenti i Serbisë për ta pyetur për kushtet dhe të gjitha.



Read it all at Bota Sot