Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar fitoren e madhe të kombëtares së Kosovës në Goteborg, me rezultat 1:0 ndaj Suedisë.
Tre pikë të arta që përforcojnë vendin e dytë në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon!
Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur””, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.
Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia 1 pikë.