Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Suedisë në Goteborg, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar këtë fitore të madhe.
“Kosova e jashtëzakonshme!
Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës.
Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.