Sot, Shqipëria teston veten, çfarë duhet të dini para ndeshjes ndaj Jordanisë

- Bota Sot

Sot, Shqipëria teston veten, çfarë duhet të dini para ndeshjes ndaj Jordanisë

Pas fitores ndaj Serbisë në mbrëmjen e së shtunës, Shqipëria rikthehet sot në fushë ku do të përballet me Jordaninë në miqësore. Kuqezinjtë, tashmë të motivuar pas fitores ndaj serbëve, do të synojnë që të marrin një tjetër fitore, e cila do të shërb3ente më shumë për të kënaqur tifozët që kanë zgjedhur që ta ndjekin nga shkallët e stadiumit. Sa i përket sfidës, me shumë gjasa trajneri Silvinjo do t’i japë mundësi lojtarëve që ndaj Serbisë, nuk patën shumë minuta në dispozicion.

NDESHJA- Takimi ndaj Jordanisë, do të luhet sot në orën 19:00, teksa biletat për këtë sfidë mund të blihen online, por edhe në dyqanin fizik pranë stadiumit “Air Albania”. për dy skuadrat, kjo është hera e dytë në histori që përballen mes tyre, teksa vetëm një herë më parë janë ndeshur në një miqësore në “Elbasan Arena”, e mbyllur në barazim 0-0, teksa asokohe trajner i kuqezinjve ishte Kristian Panuçi.

KUNDËRSHTARI- Jordania ndodhet në Tiranë prej dy ditësh, teksa Federata i ka mundësuar që të stërvitet në kryeqytet, për të pritur ndeshjen ndaj kuqezinjve. Skuadra e Jordanisë, është zyrtarisht e kualifikuar për në Botërorin e ardhshëm dhe për kuqezinjtë, është një test i rëndësishëm për të parë të rinjtë, aq më tepër në një moment kur atmosfera në skuadër është shumë pozitive.

GRUPI- Skuadra ka qenë e plotë nën drejtimin e Silvinjos, megjithatë shumë prej “heronjve” që ishin në Leskovc ndaj Serbisë, mund të lihen pushim ose të aktivizohen në pjesën e dytë. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë sfidë, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe ndeshja e sotme, duke nisur nga ora 19:00.

MOTI DHE TRANSMETIMI- Kjo sfidë pritet të luhet në kushte optimale për futbollistët, pasi moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat mund të variojnë nga 15 deri në 16 gradë celcius. Tifozët që nuk do të kenë mundësi që ta ndjekin sfidën në stadium, mund ta shohin nëpërmjet televizorit pasi do të transmetohet në Klan TV dhe Supersport.



Read it all at Bota Sot