Tentuan të shpëtonin familjen e bllokuar nga një shpërthim, por mbetën nën rrënojat e banesës. Humbin jetën tre karabinierë në Itali

- Bota Sot

Tentuan të shpëtonin familjen e bllokuar nga një shpërthim, por mbetën nën rrënojat e banesës. Humbin jetën tre karabinierë në Itali

Një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi dykatëshe në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, ka shkaktuar vdekjen e tre oficerëve të karabinierëve.

Sipas raporteve të para, ngjarja ndodhi teksa policia po kryente një operacion evakuimi në shtëpinë ku ndodheshin tre persona. Gjatë ndërhyrjes, ndodhi një shpërthim i madh që shkaktoi shembjen e plotë të godinës, duke zënë poshtë pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mundën të shpëtonin jetën e tre karabinierëve.

Ndër të plagosurit raportohet edhe një grua, e cila dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin, megjithatë hetimet janë ende në vazhdim për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.



Read it all at Bota Sot