Tirana rikthen Vangjel Milen

- Bota Sot

Tirana rikthen Vangjel Milen

Vangjel Mile është rikthyer sërish te Tirana.

Këtë herë jo në rolin e trajnerit, por drejtuesit kryeqytetas i kanë besuar një tjetër pozicion.

39-vjeçari do të jetë drejtori teknik i akademisë dhe do të kontribuojë në vendim –marrjen dhe në zhvillimin e vizionit të madh të këtij klubi.

“KF Tirana Academy njofton rikthimin e z. Vangjel Mile në krye të detyrës si drejtor teknik i akademisë.

Mile do të vijojë të kontribuojë në vendim-marrje dhe në zhvillimin e vizionit të madh të klubit, duke rritur talente dhe futbollistë profesionistë. Ai do të jetë gjithmonë aty, i gatshëm për t’i udhëzuar dhe këshilluar drejt suksesit absolut.

Ne nuk bëjmë kompromise me të ardhmen e lojtarëve tanë, prandaj sigurohemi të kemi në organikën tonë vetëm profesionistë”, shkruhet në postimin e KF Tirana Academy.



Read it all at Bota Sot