Media serbe e gjen arsyen: Serbia dështoi për shkak të Kosovës! Ja fakti

- Bota Sot

Media serbe e gjen arsyen: Serbia dështoi për shkak të Kosovës! Ja fakti

Kosova dhe Shqipëria e hodhën në nokaut Serbinë!

Kosova dhe Shqipëria renditen në vend të dytë në Grupin B përkatësisht K të kualifikueseve për në Kampionatin Botëror.

Serbia hidhet në nokaut, në vend të tretë me 7 pikë në Grupin K dhe katër me pak se Shqipëria,

Media serbe “Veçernj Novosti” e gjen arsyen duke shkarravitur në këtë mënyrë: “Plani A i ekipit kombëtar të futbollit serb për play-off-in e Kupës së Botës 2026 dështoi për shkak të një humbjeje nga Shqipëria.

Plani B u prish gjithashtu nga shteti i Kosovës, sepse ekipi ynë kombëtar shpresonte të merrte një vend përmes Ligës së Kombeve

Domethënë, gjithçka u shkatërrua për shkak të humbjes së Suedisë nga Kosova në shtëpi, dhe skandinavët tani duhet të fitojnë të dyja ndeshjet deri në fund, por edhe që rivali i lartpërmendur të humbasë.

Gjithashtu, Suedia duhet të kompensojnë diferencën e golave prej minus katër, gjë që tregon se janë më afër fazës eliminatore nëpërmjet Ligës së Kombeve, sepse janë në një pozicion më të mirë se "Shqiponjat"”, shkruan më tej.

“Nga ana tjetër, Serbia mund të jetë gjithashtu e dyta në grupin e saj, por duhet ti mposhtë të gjithë deri në fund, madje edhe Anglinë në Wembley.

Kjo nuk është e gjitha, sigurisht,

Shqipëria do të duhet të bëjë edhe një gabim diku jashtë fushe ndaj Andorrës ose në shtëpi kundër Anglisë, sepse kanë katër pikë më shumë”, shkruan media serbe.



Read it all at Bota Sot