Krasniqi i bashkohet FC Prishtinës

- Bota Sot

Krasniqi i bashkohet FC Prishtinës

FC Prishtina ka afruar në radhët e saj Elton Krasniqin, sulmuesin anësor 20-vjeçar, i cili i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti me një përvojë nga futbolli gjerman.

Krasniqi ka qenë pjesë e Stuttgartit, ku ka luajtur për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Hannoverit.

Në arenën ndërkombëtare, Eltoni ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.

Për faqen zyrtare të klubit, Krasniqi u shpreh:

“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh siç është Prishtina shpresoj që do të jetë një vit i mbarë dhe do ta jep maksimumin për objektivat tona. Menxi pres të luaj para tifozeve tanë Plisat.”



Read it all at Bota Sot