Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është xheloz me futbollistë shqiptarë.
Është fjala për Berat Gjimshitin dhe Elseid Hysajn.
Por më pas ai ka hyrë në analizë teknike të skuadrës së tij dhe nuk e ka fshehur admirimin për futbollistët e kombëtares shqiptare.
“Por ne nuk kemi lojtarë që luajnë aty rregullisht. Kemi vetëm Stankoviqin, djalin e Dejanit, se këtij të birit nuk ia di emrin.
Kurse shqiptarët kanë lojtarë që luajnë te Lazio (Hysaj), kanë lojtarë që luajnë te Atalanta (Gjimshiti) dhe janë lojtarë që kanë peshë aty. Ne s’kemi për momentin”, tha ndër të tjera ai.