Gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për largimin e mundshëm të Bruno Fernandes nga Manchester United.
Portugezi është padyshim lojtari më i rëndësishëm aktualisht te “Djajtë e Kuq”, proitagonisti kryesor i sezoneve të fundit.
Kontrata e 31-vjeçarit me Man. United skadon në vitin 2027, me një mundësi zgjatjeje për një vit tjetër. Për Fernandes ka pasur interes konkret nga klubet arabe, por propozimet e tyre joshëse janë refuzuar si nga klubi edhe nga vetë lojtari.
“TEAMtalk” raporton së fundmi së për Fernandes ka interes konkret nga Bayern Munich. Eksperienca e portugezit, vizioni i tij në mesin e fushës dhe mbi të gjitha aftësitë sulmuese, e bëjnë atë një profil interesant për ekipin e drejtuar nga Vincent Kompany.
Sipas raportimit në fjalë, çmimi i kartonit të portugezit është rreth 40 milionë paundë, një shifër që konsiderohet realiste duke pasur parasysh situatën kontraktuale të lojtarit dhe moshën e tij.