Von Der Lejen: Malazezët e duan Evropën, synimi për anëtarësim në 2028 mund të arrihet

- Bota Sot

Von Der Lejen: Malazezët e duan Evropën, synimi për anëtarësim në 2028 mund të arrihet

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen ka deklaruar se synimi për anëtarësin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian në vitin 2028, është ambicioz por mund të arrihet nëse qëndron i përqendruar te qëllimi dhe i bashkuar.

Von Der Lejen gjatë konferencës me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq ka thënë se nuk ka nevojë të presësh anëtarësimin për të investuar në Malin e Zi, pasi mundësitë janë pikërisht këtu dhe tani.

Sipas saj, Mali i Zi është një vend i shkëlqyer për të bërë biznes, derisa theksoi se po lansojnë 14 projektet e BE-së dhe Malit të Zi, që tregojnë pikërisht këtë.

Von Der Lejen: Mund të arrihet ambicja e Malit të Zi për anëtarësimi në BE në 2028

"Jeni prirës në procesin e anëtarësimit. Që nga vizita ime vitin e kaluar ju keni mbyllur katër kapituj negociues, kjo shpejtësi është e mrekullueshme. Dhe tani jeni në hap të duhur për të mbyllur edhe një tjetër. E di që jeni të vendosur t’i mbyllni të gjitha kapitujt vitin e ardhshëm dhe të bëheni, siç e thatë ju, ‘i 28-ti deri në vitin 2028’. Kjo është ambicioze, por ne e pëlqejmë ambicien. Dhe ne e dimë që Mali i Zi mund ta arrijë këtë nëse qëndron i përqendruar te qëllimi dhe i bashkuar”, tha ajo.

Sipas saj, malazezët e duan Evropën dhe për këtë kanë mbështetjen e vendeve fqinje.

Von Der Lejen: Malazezët e duan Evropën

“Malazezët e duan Evropën. Një anketë e kohëve të fundit tregon se 83 për qind e malazezëve e shohin partneritetin tonë në një dritë pozitive dhe në mbarë Bashkimin, shumica e qytetarëve dëshirojnë të shohin Malin e Zi në familjen evropiane. Përkrahja është shumë e lartë, nga fqinjët e juaj të afërt në Slloveni dhe Kroaci dhe kjo është një gjë e mirë sepse marrëdhëniet fqinjësore janë në zemër të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Kryeministri Malit të Zi, Milojko Spajiq ftojë kompani ndërkombëtare që të investojnë në Mal të Zi, duke thënë se tani është koha.

Spajiq: Presim anëtarësimin në BE

“Sot patëm 14 nënshkrues dhe është një gjë e madhe që Mali i Zi po punon me shpejtësi drejt konvergjencës ekonomike me Bashkimin Evropian. Jemi krenarë për faktin se konferenca tërhoqi kaq shumë emra të njohur, që Komisioni Evropian mbështet plotësisht një sipërmarrje kaq të madhe dhe njoftojmë fillimin e një cikli të madh investimesh që e pret Mali i Zi në vitet e ardhshme, një cikël që do të tërheqë mbi 3 miliardë euro. Dhe kjo është diçka që, me të vërtetë, mendoj se duhet të jetë mesazhi kryesor nga sot, që Mali i Zi, siç e dëgjuat, Von der Leijen, se Mali i Zi është i hapur për biznes dhe se koha për të investuar në Mal të Zi është tani... Siç thamë në fillim, koha për të investuar është tani dhe ne presim, sigurisht, me mbylljen e kapitujve, që konvergjenca ekonomike të shkojë krah për krah me konvergjencën politike me Bashkimin Evropian”, tha ai.

Përndryshe, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen do ta vizitojë nesër Kosovën dhe maqedoninë e Veriut.



Read it all at Bota Sot