Ajet Shosholli pas shkëlqimit të Kosovës dhe Shqipërisë, fokuson shumë futbollistë

- Bota Sot

Ajet Shosholli pas shkëlqimit të Kosovës dhe Shqipërisë, fokuson shumë futbollistë

Selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitet 1991-1996, Ajet Shosholli, tha se Kosova dhe Shqipëria po e  bëjnë krenarë kombin shqiptar kudo që jetojnë e veprojnë.

Trajneri i trajnerëve në Kosovë në futboll, Shosholli, beson e shpreson se Kosova dhe Shqipëria do të arrijnë më të mirën.  

“Shkëlqimi i Kosovës dhe i Shqipërisë!

Në Kosovë dhe në Shqipëri, këto ditë futbolli është bërë krenari.

Është krenari, sepse rezultati dhe loja cilësore e të dy kombëtareve na bëjnë që të ndihemi mirë dhe të jemi krenar për atë kontribut dhe kënaqësi që na dhuruan te dy kombëtare tona.

Në opinion shpesh herë dëgjojmë të thuhet në mënyrë figurative se Shqipëria është vëllai i madh, ndërsa Kosova është vëllai i vogël.

Por unë kisha me theksuar se tani në këtë rast jemi dy vëllezër binjak, ku të dy vëllezërit po rritemi ne mënyre të barabartë në pikëpamje të cilësive futbollistike. 

Sepse kohet e fundit kemi rezultate te kënaqshme në këto kualifikime, bile në ndeshjet e fundit kemi fitore identike (1:0) në transfert apo si mysafir, si dhe të dy kombëtaret jemi në vendin e dytë në grup, apo konkurrent serioz për kualifikim të mundshëm në Play-off.

Pra mund te themi që futbolli shqiptar është në ekspanzion, apo në rrugë të mirë që të këtë progres dhe sukses në arenën ndërkombëtare. 

Tani më tepër isha fokusuar te kombëtarja e jonë e Kosovës, ku djelmoshat tanë ne ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë, me një angazhim maksimal dhe loje cilësore, na bënë që të mburremi dhe të jemi krenar me rezultat i cili na mundëson që së paku të jemi konkurrent serioz për vendin e dytë në grup i cili na dërgon ne play-off.

Prandaj për këtë rezultat spektakolar të gjithë djelmoshat tanë e meritojnë një BRAVO të madhe!

Pra në ndeshjen e mbrëmshme, treguam se jo rastësisht jemi këtu, duke kaluar prej grupit C në grupin B dhe që edhe tani në këtë grup të jemi konkurrent shumë serioz dhe të përballemi me kombëtare shumë të mëdha, sikurse që është Zvicra, Suedia por edhe Sllovenia e cila kohëve të fundit ka përparuar shumë.

Tani nuk ka dilemë që kemi krijuar-e formuar një kontingjent apo grup futbollistësh shumë cilësor, të cilët janë në gjendje të përballen edhe me kombëtaret më të forta Evropiane.

Por edhe në BRAVO e madhe në këtë rast i dedikohet edhe seleksionuesit Franco Foda.

Sepse Franco Foda si gjerman që është, ka arrit që me shprehit e tija të punës dhe aftësitë profesionale të formojë këtë kontingjent të futbollistëve dhe të "instaloj" të grupi, rregull, disiplinë dhe përgjegjësi profesionale të secili futbollist. 

Në lojën e futbollit, qoftë në ekipe të një klubi apo në kombëtare, janë tri segmente me rendësi, që është mjaftë vështirë që në mënyrë paralele apo përnjëherë ti zhvillosh dhe që ti kesh në nivel të lartë.
Ketë tri segmente janë:

1. Loja e bukur dhe cilësore, lojë e cila e tërheq publikun në stadiume.

2. Por që kjo lojë e bukur të ketë edhe rezultate adekuate apo rezultate pozitive.

3. Prodhimi apo afirmimi, sidomos i futbollistëve të rinj.

Dhe mund të themi që kombëtarja jonë, për momentin i ka ne nivel të tri këto segmente:

Sepse po tregon lojë cilësore dhe stadiumi është përplot.

Dhe me këtë lojë cilësore po ka edhe rezultate pozitive.

E segmenti i tretë që është shumë më rëndësi po prodhon, afirmon futbollist të rinj.

Dhe kur jemi të ky segment i lojës apo afirmimi i futbollisteve te rinj, seleksionuesi Franco Foda me stafin e tij dhe me gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë, kanë bërë një pune të madhe, sepse tani kemi shumë futbollist të ri që janë në rrugë të afirmimit të plote sikurse që janë: Dion Gallapeni, Ilir Krasniqi, Leon Avdullahi, Hajdari, Hajrizi, Hoxha si dhe tash të afirmuarit  Rexhbeçaj, Dellova, Albion rRahmani, Fisnik Asllani, Jashari.

Të gjithë këta mbështeten nga futbollistët me eksperiencëdhe të afirmuar duke filluar nga Vojvoda, Rashica, Musliu, Zhegrova, Aliti, Aro Muriç, Paçarada, deri te dy kapitenet Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi. 
Duhet theksuar edhe këtë se seleksionuesi Franco Foda edhe pse në disa raste ka qenë në pozitë që të bëjë zëvendësime të detyruara, e ka pas guximin që të aktivizoi futbollist të rinj që e kanë arsyetuar plotësisht inkuadrimin e tyre në kombëtare. 

Dhe këto zëvendësime e kanë vërtetuar edhe një herë parimin i cili është treguar edhe në praktikë se: " kush nuk është, pa të bënë".

Shpresojmë që se shpejti do të jenë të gatshëm edhe të gjithë të lënduarit e tjerë, si Rrahmani, Dellova, Hadërgjonaj, Zhegrova dhe që për muajin nëntor të jenë të gjithë në dispozicion të seleksionuesit, ku na presin ndeshjet e rëndësishme për ta mbajtur së paku pozitën e dytë, pozitë që na dërgon në play-off.

Suksese djema dhe na priftë e mbara në dy ndeshjet e radhës të muajit Nëntor”, ka shkruar Shosholli në profilin ne tij në facebook.



Read it all at Bota Sot