Në qendër të vëmendjes te Partizani

- Bota Sot

Në qendër të vëmendjes te Partizani

Dita e sotme është festë në kampin e Partizanit.

Futbollisti i “kuq”, Albion Marku feston pikërisht sot ditëlindjen e tij të 25-të, teksa urimet kanë qenë të shumta nga futbollistë të tjerë.

Sigurisht që nuk mund të mungonte as urimi nga klubi kryeqytetas, të cilët i urojnë mbrojtësit të tyre sa më shumë suksese. “100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe”, shkruan Partizani në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Marku u rikthye te Partizani gjatë merkatos verore të këtij viti. Ai është një nga pikat kyçe të repartit difensiv të ekipit të kuq.



Read it all at Bota Sot