Rekord pas rekordi

- Bota Sot

Rekord pas rekordi

Ylli i Sitit, Erling Haland vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme me Norvegjinë.

Sulmuesi 25-vjeçar shënoi një tripletë në fitoren e thellë 5-0 të Norvegjisë ndaj Izraelit në kualifikueset e Botërorit 2026, duke kaluar shifrën e 50 golave me kombëtaren në vetëm 46 ndeshje.

Trajneri Solbaken ka konfirmuar se është dërguar menjëherë në Angli për të marrë një pushim, duke e lënë jashtë listës për miqësoren e ardhshme kundër Zelandës së Re.

Ky vendim vjen pas një kalendari të ngjeshur, ku sulmuesi ka shënuar 21 gola në vetëm 12 ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

”Është e rëndësishme që Erling të menaxhojë ngarkesën e tij. Ai ka dhënë gjithçka për ekipin dhe tani ka nevojë për pushim”, tha Solbaken pas ndeshjes. Për Sitin dhe Pep Guardiolën, ky pushim i shkurtër shihet si një lajm i mirë, pasi lojtari i tyre kryesor do të rikthehet më i freskët për sfidat vendimtare në Premier Ligë dhe Champions.

Tripleta ndaj izraelitëve vjen pas pesëgolëshit që ai shënoi paraprakisht në muajin e kaluar në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë. Me këtë rast, Haland ishte bërë lojtari i parë që nga viti 1977 që shënon aq shumë gola në një ndeshje kualifikuese të Boterorit.

Sipas Opta, norvegjezi e arriti momentin historik të kalimit të 50 golave ne 46 ndeshje, më shpejt sesa yjet Nejmar, Mbape, Kejn, Levandovski, e mbi të gjitha më shpejt se legjendarët Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo.



Read it all at Bota Sot